×
  • Lajme
  • Botë

    Supa me lakuriq nate, ajo që mund ta ketë sjellë virusin vdekjeprurës në Kinë

    Reporteri
    24 Janar 2020 | 10:24

    Virusi i ri, i cili ka vrarë më shumë se 20 njerëz në Kinë deri më tani, ka aftësinë për t’u përshtatur duke e bërë më të vështirë mbajtjen nën kontroll të epidemisë, paralajmëruan zyrtarët kinezë të shëndetit.


    Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës së Kinës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Gao Fu tha se virusi buron nga tregu i paligjshëm i tregtisë së kafshëve të egra, raporton Reuters, transmeton Reporteri.net.

    Nga ana tjetër, skenat e tmerrshme nga Kina përmbytën sociale. Njerëzit po bien rrugëve për shkak të virusit të ri.

    Skena të ngjashme u regjistruan edhe nëpër disa spitale private.

    Pamjet e një gruaje kineze duke ngrënë një lakuriq të tërë në një restorant, janë bërë virale pasi vendi është shkatërruar nga një virus i ri vdekjeprurës që besohet të ketë ardhur nga gjitarët fluturues.

    Imazhet tregojnë se si përgatiten ushqimet në Kinë, dhe kjo është quajtur supë lakuriqi.

    Kështu, duhet të theksohet se OBSH ka marrë sot vendimin se nuk do të ketë urgjencë globale për shkak të përhapjes së virusit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!