×
  • Lajme
  • Botë

    Superjahti 430 milionësh i miliarderit rus Roman Abramovich i nënshtrohet provave të para në det

    Reporteri
    29 Mars 2021 | 17:30

    Një superjahtë i ri prej 430 milionë Pound është ndërtuar për miliarderin rus dhe pronarin e klubit të futbollit ‘Chelsea’, Roman Abramovich. Kjo lundruese tashmë i kaluar edhe provat e para në det.


    Ky është superjahti më i kushtueshëm i bërë me porosi, ndonjëherë, shkruan Daily Mail.

    48 kabina, një ekuipazh prej 60 dhe hapësirë për 36 mysafirë janë disa nga tiparet që tashmë dihen për jahtin, përcjell në shqip Reporteri.net.

    Me 460 metra gjatësi, Solaris nuk është jahti më i madh dhe më i shtrenjtë në flotën e Abramovich por, me një çmim prej 430 milionë Pound është superjahti më i kushtueshëm i bërë me porosi nga ai, dhe padyshim më i përparuari sa i përket teknologjisë.

    Abramovich shumë rrallë e viziton Londrën, shkruan Daily Mail, njëkohësisht ai ka hequr dorë nga planet për të ndërtuar një stadium të ri me Chelsea-n.

    Madje, siç shkruan Reporteri.net, raportohet se miliarderi rus ka tërhequr edhe kërkesën e tij për t’ia rinovuar vizën britanike dhe tani pjesën më të madhe të kohës po e kalon në Izrael, ku ai zotëron hotelin ‘Boutique Varsano’ në Tel Aviv, të cilin e bleu për 17 milionë, në vitin 2015. /Përktheu: Florjana Hoti – Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!