×
  • Lajme
  • Botë

    Supermarketet e Britanisë së Madhe po zbrazen si pasojë e koronavirusit

    Reporteri
    03 Mars 2020 | 15:24

    Raftet e marketeve në Britani të Madhe po zbrazen me ritëm shumë të shpejtë si pasojë e koronavirusit dhe paralajmërohen kriza për ushqim nëse situata përkeqësohet.


    Përpos mungesës në xhel anti-bakterial të duarve dhe sapunëve, tani mungesa ka edhe në gjëra ushqimore të cilat janë më rezistuese ndaj kohës, siç janë orizi, makaronat, uji në shishe, ushqime të konzervuara, letra tualeti, si dhe artikuj të ftohtë përfshirë qumështin, gjalpin dhe kosin, shkruan DailyMail – transmeton Reporteri.net.

    Raftet e farmacive po ashtu janë në boshatisje të tabletave forcuese të paracetamolit, ibuprofenit dhe sistemit imunitar, siç është Berocca.

    Rrjetet sociale Facebook dhe Twitter janë vërshuar nga fotografitë e rafteve të zbrazura në supermarketet e gjithë Mbretërisë së Bashkuar.

    Një lexues i MailOnline ka treguar se është përpiqur tri ditë që të blejë makarona, por nuk ka gjetur në asnjë nga marketet në hapësirën përreth vendit ku jeton.

    Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar se numri i rasteve të prekura me koronavirus ka shkuar në 51.

    Nga ky virus vdekjeprurës i cili ka epiqendrën në Kinë, ka infektuar gati 90 mijë njerëz në gjithë botën dhe kanë humbur jetën rreth 3 mijë prej tyre.

    /Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!