×
  • Lajme
  • Botë

    Synohet ulja e shpejtësisë në autostradat zvicerane

    Reporteri
    25 Dhjetor 2024 | 21:43

    Në nëntor, votuesit zviceranë kundërshtuan propozimin e qeverisë për të zgjatur autostradat e vendit në gjashtë korsi, në mënyrë që të ndihmonin në parandalimin e pengesave.

    Tani deputeti Raphaël Mahaim propozon një alternativë ndaj referendumit të dështuar: uljen e shpejtësisë nga 120 në 100 km/h në autostrada dhe deri në 80 km/h në pjesët që janë shpesh të mbingarkuar.

    Kjo ide bazohet në raportin e Zyrës Federale të Rrugëve, e cila vuri në dukje se një pjesë e autostradës “arrin kapacitetin e saj maksimal kur automjetet udhëtojnë me një shpejtësi prej rreth 85 km/h”.

    Ulja e kufirit të shpejtësisë me 20 km/h do të kishte edhe përfitime të tjera, si reduktimi i konsumit të benzinës./Albinfo.ch

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!