×
  • Lajme
  • Botë

    Sytë e të gjithë amerikanëve janë të drejtuar kah kjo grua dhe atë për një arsye bizare

    Reporteri
    16 Gusht 2019 | 14:45

    Një kërkim masiv po bëhet në SHBA për 57-vjeçaren, Gisleyn Maxwell, një zonjë që vajzat e mitura ia sillte miliarderit të akuzuar për pedofili, Jeffrey Epstein për kënaqësitë e tij personale.


    Pas vetëvrasjes së tij në burg, Zyra e Avokatëve të SHBA-së në zonën Jugore të New York-ut po vazhdon hetimet kundër saj për trafikim të vajzave të mitura. Në një proces gjyqësor të ri, një nga viktimat  e përshkroi Maxwell si një person që “ishte në mbështetje të unazës së trafikut seksual të Epsteinit”, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.

    Maxwell nuk është akuzuar për ndonjë krim të lidhur me Epstein. Ajo ka mohuar për vite të tëra që bëri diçka të gabuar. Mirëpo, javën e kaluar janë publikuar disa dokumente që dëshmojnë për lidhjet e saj në trafikimin e vajzave të mitura.

    Miqtë thanë se ajo fshihet diku në Francë, ku po qëndron në një rezidencë ekskluzive. Nga ana tjetër, Daily Mail shkruan se Maxwell nuk ndodhet fare në Evropë, por në pronën e vetme të shefit ekzekutiv dhe ekspertit detar Scott Borgerson në Manchester.

    Miliarderi Epstein përdori paratë dhe ndikimin për të arritur tek vajzat, të cilat ai më pas i abuzoi seksualisht. Ai ishte arrestuar nën dyshimet se drejtonte një rrjet trafikimi vajzash të mitura për seks.

    Ai është dënuar edhe më parë për krime seksuale dhe në vitin 2008, arriti një marrëveshje me prokurorët në Florida që i siguroi një vendim të zbutur. Financieri u arrestua të muaj më parë, pasi arriti nga Franca me avionin e tij privat. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!