×
  • Lajme
  • Botë

    Tajvani legalizon martesat e gjinisë së njëjtë

    Reporteri
    17 Maj 2019 | 8:20

    Ligjvënësit tajvanezë kanë miratuar një projektligj që lejon martesat e gjinisë së njëjtë, duke e kthyer këtë ishull në shtetin e parë aziatik që legalizon këtë lloj martese.


    Në kryeqytetin Taipei, mijëra mbështetës të këtij komuniteti janë mbledhur jashtë parlamentit për të pritur marrjen e vendimit.

    “Sot kemi mundësi që të shënojmë histori dhe t’i tregojmë botës se vlerat liberale mund të vendosin rrënjë në shoqërinë e Azisë Lindore”, ka thënë presidentja e këtij shteti, Tsai Ing-wen përmes një postimi në Twitter.

    Ky votim vjen pas një debati njëvjeçar lidhur me barazinë në martesa.

    Më 2017, Gjykata Kushtetuese e këtij shteti ka shpallur vendim përmes së cilit, çifteve të gjinisë së njëjtë u lejohet martesa dhe pati vënë 24 majin si datën e fundit për ta kthyer në ligj një gjë të tillë./rel

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!