Qeveria italiane, përmes një deklarate ka ndarë detaje nga takimi i sotëm mes kryeministres Giorgia Meloni dhe zëvendëspresidentit amerikan J.D.Vance.
Deklarata nënvizon se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se gjatë bisedës “u nënvizua vullneti i përbashkët për të forcuar bashkëpunimin në fushën e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe progresit teknologjik, siç përcaktohet në deklaratën e përbashkët të miratuar gjatë takimit të fundit të kryeministres Giorgia Meloni me presidentin amerikan Donald Trump në Uashington”.
Sipas qeverisë italiane, biseda Meloni-Vance lejoi diskutime të mëtejshme të thelluara mbi çështjet tregtare dhe çështjet kryesore të aktualitetit politik ndërkombëtar, duke filluar me përpjekjet për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.