Ukraina është përfshirë nga protesta ditën e sotme në kryeqytet, një mobilizim ky përpara samitit të Parisit.
Rreth 5 mijë persona u mblodhën në qendër dhe i kërkuan Presidentit Zelensky të mos ndikohej nga presioni nga Moska përpara takimit të tij me Vladimir Putin.
Në protest ishin dhe pjesëtar të partisë së djathtë Svoboda të cilët mbanin në duar pankarta të cilët shkruanin “Jo kapitullimit”.
Madje shumë prej tyre kanë frikë dhe deklaronin se asgjë e mirë nuk mund të vijë nga Zelensky pasi është një njeri me karakter të dobët.
Një reagim erdhi gjithashtu dhe nga kisha Ortodokse, e cila shpalli pavarësinë e saj nga kisha ruse, deklaroi se janë pro paqes dhe vetëm fitore në të mirë të popullit ukrainas.
Zelensky dhe Putin do të takohen nesër(9 dhjetor) në Paris për të biseduar kushtet për vendosjen e paqes në Ukrainën jugore.
Pesë vite më parë qyteti i Kievit dhe separatistët rus shpallën lluftë mes tyre.
Ndërkohë që vendet e perëndimit si dhe Ukraina fajësojnë Moskën për financimin dhe pajisjen me armë të rebelëve, akuzë të cilën Rusia e mohon.
Takimi i tyre pritet me shumë interes, 3 vite pasi negociatat kanë qënë të ngrira.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.