Është e konfirmuar tashmë që talebanët kanë hyrë brenda në Kabul.
Al Jazeera konfirmon se udhëheqisi i grupit ka deklaruar se nuk kanë ndërmend të luftojnë dhe se kush dëshiron që të largohet nga qyteti do t’u jepet mundësia për kalim të sigurt.
“Ai tha se ne nuk kemi ndërmend të luftojmë, se ndërtesat qeveritare janë të sigurta dhe se ata janë udhëzuar që nëse dikush dëshiron të largohet nga qyteti, atyre duhet t’u jepet kalim i sigurt”, shkruan Al Jazeera referuar burimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.