Nayla ishte në shtëpi me tre djemtë e saj të vegjël dhe një vajzë të rritur në një fshat të vogël në Afganistanin verior, kur luftëtarët talebanë trokitën në derë.
Vajza e Naylas, Manizha (25) e dinte se ata do të vinin. Nëna e saj i tha se e njëjta gjë kishte ndodhur, në tri ditët e mëparshme, ata kishin kërkuar që ajo të përgatiste ushqim për pesëmbëdhjetë luftëtarë.
“Nëna e tyre u tha se ishte e varfër dhe nuk mund të gatuante për ta. Talibanët filluan ta rrahin. Nëna ime u rrëzua dhe ata filluan ta godisnin me kallashnikov,” tha Manizha për CNN, transmeton në shqip, Gazeta Online “Reporteri.net”.
Manizha bërtiti që ata të ndalonin. Ata u ndalën për një moment para se të hidhnin një granatë në dhomën tjetër dhe ikën ndërsa flakët u përhapën. Nëna e katër fëmijëve vdiq nga rrahja.
Sulmi vdekjeprurës i 12 korrikut në shtëpinë e Naylas në provincën Faryab ishte një paralajmërim i tmerrshëm i kërcënimit me të cilin përballen tani gratë në të gjithë Afganistanin pasi talebanët pushtuan kryeqytetin, Kabul, shkruan CNN.
Ky medium përdor pseudonimet për Nayla dhe Manizha për të mbrojtur identitetet e tyre për arsye sigurie.
Në 10 ditë, militantët talebanë pushtuan dhjetëra qytete provinciale nga të cilat trupat amerikane dhe aleate ishin tërhequr më parë.
Disa gra afgane thanë se nuk kishin kohë për të blerë burka në përputhje me rregullat e talebanëve që gratë duhet të mbulohen dhe të shoqërohen nga një i afërm mashkull kur largohen nga shtëpia.
Kur talebanët sunduan për herë të fundit Afganistanin, nga 1996 në 2001, ata mbyllën shkollat e grave dhe ndaluan gratë të punonin.
Pas pushtimit amerikan në 2001, kufizimet ndaj grave u lehtësuan, edhe pse lufta u ndez, dhe angazhimi lokal për përmirësimin e të drejtave të grave, i mbështetur nga grupet dhe donatorët ndërkombëtarë, çoi në krijimin e mbrojtjeve të reja ligjore.
Këtë herë, talebanët premtojnë të formojnë një “qeveri islamike gjithëpërfshirëse afgane”, megjithëse është e paqartë se si do të duket dhe nëse udhëheqja e re do të përfshijë gra. /Reporteri.net