Nuk është e pazakontë që të shohësh të rinj, por jo vetëm, të marrin heroinë në zonat periferike të Kabulit.
Përdorimi i drogës nuk është ndalur në kryeqytetin afgan, pavarësisht se talebanët u zotuan ta ndalnin prodhimin, por edhe varësinë ndaj substancave narkotike.
Ajo që mund të jetë më befasuese është se drogë po u jepet edhe qenve endacakë në këto zona. Në fotot e publikuara nga Daily Mail, shfaqet një qen të cilit i është vendosur një shishe plastike mbi hundë, ndërsa një person i fryn aty tymin e lëndës narkotike.
Një nga këta persona tregon për Daily Mail se dhënia e heroinës ndaj qenve endacakë, të cilët po vuajnë të njëjtat efekte varësie si edhe njerëzit, bëhet që ata të kthehen sërish në të njëjtën zonë, ku ofrojnë ngrohtësi për endacakët dhe të varurit nga droga gjatë dimrit të ashpër.
Pas marrjes së pushtetit në gusht të këtij viti, talebanët u zotuan se do të luftonin të zhduknin varësinë ndaj lëndëve narkotike, si dhe të eliminonin prodhimin dhe trafikimin e heroinës në Afganistan. Janë raportuar edhe raste në Kabul, kur policia ka dhunuar të pastrehë të varur nga droga ose i ka çuar ata në qendra rehabilitimi. Megjithatë, ky fenomen duket thuajse i pamundur që të zhduket plotësisht.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.