×
  • Lajme
  • Botë

    Talibanët kënduan ilahi dhe lexuan Kuran pasi u futën në pallatin presidencial në Kabul

    Reporteri
    16 Gusht 2021 | 23:33

    Të dielën mbrëma talebanët janë futur në pallatin presidencial në Kabul, pasi që orë më parë presidenti afgan Ashraf Ghani u largua nga vendi, duke u nisur në drejtim të Taxhikistanit.


    Ajo çfarë fillimisht kishin bërë talebanët pasi ishin futur në pallatin presidencial – ishte leximi i Kuranit, transmeton Telegrafi.

    Liderët e këtij grupi, të rrethuar nga luftëtarë të armatosur i janë drejtuar mediave nga pallati presidencial.

    Ndërkohë zëdhënësi i talebanëve ka thënë për Al Jazeera se ata që që kanë punuar me qeverinë dhe ushtrinë që ka përkrahur perëndimin – do t’ju ofrohet amnistia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!