Nasreen Sultani, drejtoresha e gjimnazit të vajzave në Kabul, e cila për vite të tëra lufton për të drejtat e vajzave afgane, tha se tashmë ajo është e frikësuar për sigurinë e nxënësve të saj.
“Jam shumë e trishtuar. Kur i shoh vajzat, zemërohem,” tha mes lotëve drejtoresha e shkollës për NBC NEWS.
“Unë u përpoqa, por nuk arritëm të sigurojmë që gratë të dalin nga kjo situatë e mjerueshme,” thotë Sultani.
Dëshpërimi dhe frika e saj u shtuan të dielën, 15 gusht, pasi Presidenti afgan Ashraf Ghani u largua nga vendi, duke lënë talebanët në prag të marrjes së pushtetit.
Ajo tha se ishte kërcënuar nga talebanët. Anëtarët e grupit militant islamik i kishin thënë se “mund t’i shpërthenin makinën.”
“Ju të gjithë mund të vdisni, na thanë ata.” Ajo shtoi se ishte përpjekur t’i motivonte vajzat të studionin.
“Ne jemi zgjuar me frikë deri në agim,” shtoi ajo, para se t’i bënte thirrje “komunitetit botëror” të ndërhyjë. “Ju lutemi ndaloni talebanët. Respektoni gratë dhe vajzat”, thotë drejtoresha.
“Gratë në Afganistan janë popullata më e vendit,” u shpreh ajo, duke shtuar se “kriminelët” që talebanët kishin liruar nga burgjet për të fryrë gradat e tyre përbëjnë kërcënim, së bashku me “ata që nuk mund ta pranojnë faktin se gratë janë fuqizuar në 20 vitet e fundit.”