×
  • Lajme
  • -->
    Botë

    Të dielën mbi 136 mijë raste, OBSH-ja kërkon që shtetet mos të relaksohen

    Reporteri
    08 Qershor 2020 | 22:01

    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) sot u bëri thirrje shteteve të vazhdojnë përpjekjet për të luftuar pandeminë globale Covid-19, e cila ka infektuar më shumë se 7 milionë njerëz dhe ende nuk ka arritur kulmin në Amerikën Qendrore.


    “Më shumë se gjashtë muaj nga fillimi i pandemisë, nuk është ende koha për asnjë vend që të relaksohet,” tha drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë online në internet.

    Sipas Spitalit Universitar Johns Hopkins, 7.062.464 njerëz u infektuan dhe 403.921 vdiqën deri sot.

    Drejtori i OBSH-së për situata emergjente Mike Ryan tha se numri i të infektuarve në Amerikën Qendrore vazhdon të rritet.

    “Unë mendoj se kjo është një kohë e shqetësimit të madh,” tha ai, duke u kërkuar qeverive në rajon të veprojnë fuqishëm, me ndihmën ndërkombëtare.

    Epidemiologia e OBSH-së Maria van Kerkhove u tha gazetarëve se një “qasje gjithëpërfshirëse” është e nevojshme në Amerikën e Jugut.

    “Tani është e nevojshme të përqendrohemi në parandalimin e valës së dytë të koronavirusit. Kjo është shumë larg”, tha Van Kerkhove.

    SHBA prin me numrin më të madh të të infektuarve në botë -1.950.023 dhe 110.689 vdekje. Në vendin e dytë për sa i përket vdekjeve është Mbretëria e Bashkuar me 40.680 viktima dhe 288.827 të infektuar, transmeton KosovaPress.

    Në vendin e dytë në numrin e të infektuarve tani është Brazili me 691.758 konfirmuar dhe 36.455 vdekje. Në vendin e tretë sa i përket numrit të infektuar është Rusia me 476.043 dhe 5.963 vdekje.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!