×
  • Lajme
  • Botë

    Të fshehur në bordin e cisternës së naftës, arrestohen 7 emigrantët shqiptarë në Angli

    Reporteri
    10 Shkurt 2021 | 18:03

    Një grup emigrantësh shqiptarë janë arrestuar pasi u gjetën në bordin e një cisterne naftë ne brigjet Dorset në Britaninë e Madhe.


    Ka qenë kapiteni i anijes që transportonte naftë ai që ka raportuar se 7 shtetas shqiptarë ndodheshin në bord.

    Anija në pronësi të Orrix Corp mbërriti në Portland më 09 shkurt pranë Weymouth pasi u ngarkua në portin e Rouen në Francë.

    Sipas mediave britanike, emigratët shqiptarë kanë rrëmbyer anijen.

    “Ne morëm një telefonatë rreth orës 05.40 të së martës, 9 shkurt 2021 nga shërbimi i ndihmës së shpejtë në lidhje me një person në nevojë për trajtim mjekësor në një anije tregtare të quajtur Chise Bulker, pranë Portland. Si rezultat i hetimeve, u përcaktua që një numër i vogël i individëve të paidentifikuar ishin në bordin e anijes dhe se askush prej tyre nuk kërkoi ndihmë mjekësore“, raportuan autoritetet.

    Nuk ka raportime për lëndime të ekuipazhit ose të arrestuarve të përfshirë në operacion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!