Aktivistja ugandeze Vanessa Nakate ka bërë akuza në drejtim të mediave pasi ajo u “pre” nga një foto ku shfaqeshin aktivistë të shquar të klimës përfshirë Greta Thunberg, Loukina Tille, Luisa Neubauer dhe Isabelle Axelsson.


Nakate këto akuza i bëri përmes një videoje që shumë shpejt është bërë virale, duke shtuar se tani e ka kuptuar “përkufizimin e fjalës racizëm për herë të parë në jetën e saj”, shkruan The Guardian, transmeton Reporteri.net.

Grupi po merrte pjesë në një konferencë në Davos të premten kur Nakate u pre nga një version i botuar nga  agjencia amerikane e lajmeve Associated Press.

Reklamë

https://twitter.com/CK1london/status/1220723715652104192

“Pse më larguat nga fotoja? Unë isha pjesë e grupit”, shkroi ajo në Twitter. Agjensi të tjera, përfshirë Reuters, e ngatërruan Nakaten me aktivisten zambiane Natasha Mwansa.

https://twitter.com/vanessa_vash/status/1220722317002756098

Përkrahësit dhe aktivistët e tjerë të klimës i dolën në mbrojtje duke nxitur një dialog mbi racizmin brenda hapësirave mjedisore.

Reklamë

Që atëherë AP ka zëvendësuar foton e prerë me origjinalin e saj, duke pretenduar se “nuk ka pasur qëllim të keq”. /Reporteri.net