Njëri nga mjekët më të njohur në Kinë i ka thënë televizionit shtetëror se pacientët me koronavirus në pjesën verilindore të vendit po shërohen më ngadalë dhe po i shfaqin simptomat më vonë sesa pacientët e infektuar në fillim të vitit në Wuhan.
Dr. Qiu Haibo, i cili po përkujdeset për të infektuarit me koronavirus në verilindje të Kinës, tha se periudha e inkubacionit më e gjatë se dy javë po e bën të vështirë parandalimin e përhapjes së virusit dhe se kjo mund të jetë dëshmi se virusi është duke ndryshuar.
Pacientët në verilindje të Kinës më tepër po pësojnë dëmtim të mushkërive, ndërsa pacientët e Wuhan-it kishin më tepër probleme në zemër, veshka dhe bark, shkruan “Fox News”, transmeton Gazeta Express.
Muajin e kaluar, një studim nga Universiteti i Zhejiangut në Hangzhou tregoi se virusi ka pësuar së paku 30 mutacione.
Sidoqoftë, ndryshimet në simptomat e pacientëve në dy periudha kohore mund të kenë ardhur për shkak se në fillim janë trajtuar vetëm pacientët në gjendje më të rëndë, ndërsa tani mjekët mund të merren edhe me rastet më të lehta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.