20 vjet më parë të gjitha mediat e rëndësishme botërore kishin raportuar për nisjen e bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë që përfiundimisht i dha fund krimeve që bënte Sllobodan Millosheviq dhe regjimi i tij mbi shqiptarët e Kosovës.
Por si u dha ky lajm në mediumet serbe të asaj kohe. Reporteri.net ju sjell kumtimin e lajmit për bombardimet në edicionin e lajmeve të mbrëmjes në televizionin pro regjimit të Millosheviqit, Rts.
“Të nderuar shikues, mirëmbrëma… Avioni armik i agresorit NATO, rreth orës 20:00 bëri sulmin e parë të raketave në vendin tonë. Në valën e parë të agresionit, sulmet ajrore të NATO-s qëlluan caqet serbe në Prishtinë, Kurshumli, Danilovgrad, Novi Sad, Pançevë dhe Podgoricë …
Me këto fjalë në edicionin e lajmeve më 24 mars 1999, moderatori i televizionit shtetëror serb RTS u bëri me dije popullit serbë se ishin bombarduar, transmeton Reporteri.net
Pjesa më e madhe e qytetarëve serbë, këtë lajm e morën nga ekrani i vogël dhe kjo ishte ajo që mediat do të transmetonin dhe për 78 ditë të ardhshme. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.