Një dramë e vërtetë u zhvillua dje në pistën e aeroportit të Sarajevës, kur konflikti shpërtheu midis pjesëtarëve të Policisë Kufitare dhe anëtarëve të sigurimit personale të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Deri tek incidenti erdhi në pistë, kur anëtarët e sigurimit të Erdoganit refuzuan të kalojnë nëpër kontrollin e rregullt të aeroportit, transmeton Reporteri.net.
Përndryshe, kjo nuk është hera e parë që sigurimi i presidentit turk vjen në qendër të vëmendjes. Në një rast tjetër kur Erdogan ishte në Nju Jork në vitin 2017 për të marrë pjesë në sesionin e 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ndodhi një incident në hotelin “Meriot Marquis”.
Në mes të fjalimit të Erdoganit në turqisht, një i ri në sallë u ngrit dhe e mbylli fjalimin duke thirrur: “Ti je terrorist, largohu nga vendi im!” Në sallë shpërthyen trazirat.
Më parë, gjatë vizitës së Erdoganit në Uashington, truprojat e tij u përfshinë në dhunë me demonstruesit ndërsa Erdogan qetësisht shikonte nga makina e tij.
Kujtojmë ngjarjet e vitit 2016 kur sigurimi i Erdoganit ushtroi dhunë ndaj një grupi grash që protestonin për fjalimin e Erdoganit në Ekuador.
Përveç kësaj, sigurimi i Erdoganit në vitin 2011 u rrah me sigurimin në ndërtesën e Kombeve të Bashkuara pasi ata nuk donin t’i lejonin të kalonin përmes hyrjes që ishte mbyllur. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.