Nga tajfuni i fuqishëm Hagibis, që goditi Japoninë, kanë vdekur të paktën 19 persona dhe dhjetëra të tjerë konsiderohen të zhdukur, thanë sot autoritetet.
Helikopterët, anijet dhe mijëra trupa ushtarake janë dërguar në mbarë vendin për të shpëtuar njerëzit, pasi tajfuni përmbyti shtëpitë e tyre.
Transmetuesi publik, NHK tha se 14 lumenj në mbarë vendin kanë dalë nga shtrati, duke shkaktuar vërshime, transmeton rel.
Tajfuni Hagibis goditi Tokion më 12 tetor dhe pjesët qendrore dhe lindore të Japonisë janë përballur me erëra të fuqishme dhe stuhi shiu.
“Tajfuni i fuqishëm ka shkaktuar dëme të mëdha në Japoni”, tha zëdhënësi i Qeverisë japoneze, Yoshihide Suga, duke shtuar se 27 mijë ushtarë dhe ekipe të tjera po marrin pjesë në operacionet e shpëtimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.