×
  • Lajme
  • Botë

    Të paktën 30 të vdekur nga një shpërthim i madh në Rusi

    Reporteri
    15 Gusht 2023 | 9:30

    Të paktën 30 njerëz kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar nga një shpërthim i madh në një pompë të karburanteve në republikën jugore të Rusisë, Dagestan, njoftuan zyrtarët rusë të martën.

    Ministria e Emergjencave e Rusisë (MER) tha më 15 gusht se 150 njerëz janë lënduar në përgjithësi.

    Tre prej të vdekurve ishin fëmijë, tha guvernatori i Dagestanit Sergei Melikov.

    Shpërthimi ndodhi të hënën në mbrëmje në periferi të Makhachkala, kryeqytetin e këtij rajoni. Zjarri nisi në një dyqan për rregullimin e automjeteve dhe u shpërnda te pompa e afërt e karburanteve, duke nxitur një shpërthim të madh, raportoi agjencia ruse e lajme, RIA Novosti, duke e cituar MER-in.

    Zjarri nga shpërthimi i madh kaploi një hapësirë prej 600 metrave katror, sipas MER-it.

    Disa prej të lënduarve do të dërgohen me helikopter në Moskë për tretman mjekësor.

    Autoritet ruse e kanë nisur një hetim kriminal ndaj këtij rasti.

    Familjet e viktimave do të marrin nga rreth 10 mijë dollarë secila, sipas autoriteteve në Dagestan, ndërsa ato të të lënduarve nga dy deri në katër mijë dollarë.

    Dagestani e ka shpallur ditë zie të martën.

    Në një vend tjetër në Rusi, në perëndim të Siberisë, një shpërthim tjetër i vrau dy persona dhe i lëndoi pesë të tjerë të hënën mbrëma. Shpërthimi ndodhi në një minierë nafte në rajonin Khanty-Mansiysk, sipas autoriteteve lokale. /rel

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!