×
  • Lajme
  • Botë

    Të paktën 56 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në shtetin indian

    Reporteri
    30 Korrik 2024 | 10:33

    Të paktën 56 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë dyshohet se janë varrosur të gjallë pas shiut të madh që nxitën rrëshqitjet e dheut në shtetin indian të Keralas, raporton BBC.

    Operacionet e kërkim-shpëtimit tashmë kanë nisur, por janë vështirësuar si pasojë e shiut të madh dhe shembjes së një ure.

    Ushtria e Indisë ka deklaruar se ka dërguar më shumë se 200 pjesëtarë në këtë zonë në përpjekje për të shpëtuar njerëzit.

    Spitalet lokale janë duke trajtuar së paku 70 persona.

    Përveç 36 personave që janë konfirmuar të vdekur, nëntë trupa janë gjetur në lumin Chaliyar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!