×
  • Lajme
  • Botë / Lajmi i fundit

    Të paktën 8 të plagosur në një sulm me thikë në Angli

    Reporteri
    29 Korrik 2024 | 17:30

    Shërbimi emergjent britanik njoftoi se është arrestuar një burrë, pasi së paku tetë njerëz u therën me thikë në veriperëndim të Anglisë të hënën.

    Shërbimi emergjent tha se u ka dhënë ndihmë mjekësore tetë pacientëve të plagosur me thikë, të cilët u dërguan në tri spitale të ndryshme, përfshirë në Spitalin e Fëmijëve “Alder Hey”.

    Policia në Merzisajd tha se oficerët e armatosur e kanë arrestuar një burrë dhe e kanë konfiskuar një thikë, pas raportimit të një incidenti me thikë pak para mesditës.

    Nuk ka rrezik për publikun e gjerë, tha policia.

    Kryeminisitri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, shkroi në rrjetin social X se ndihet i tronditur nga ky incident.

    “Lajm i tmerrshëm dhe thellësisht tronditës nga Southport. Dua t’i falënderoj policinë dhe shërbimin emergjent për reagimin e shpejtë”, tha ai.

    Spitali i Fëmijëve “Alder Hey” tha se ka shpallur incident të madh dhe se departamenti i emergjencës së saj është tejet i zënë.

    Ai u kërkoi prindërve t’i sjellin fëmijët e tyre në emergjencë vetëm në raste urgjente.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!