Më 18 janar, rreth orës 10 të mëngjesit, 10 persona ishin zënë nga një ortek në Verbier të Zvicrës.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, të dhjetë personat të cilët kishin veshur detektorë ortekësh u gjetën, mirëpo një shtetas britanik 38 vjeçar dhe njëherësh banor i Verbier ndërroi jetë, dhe një tjetër u dërgua me urgjencë në spital me një helikopter.
Në po të njëjtën ditë, rreth orës 12:20, një 29 vjeçar nga Irlanda që jetonte në Valais vdiq si pasojë e një orteku tjetër afër Verbier. I njëjti u dërgua me urgjencë në spital dhe vdiq si pasojë e plagëve të marra.
Një ditë më parë, të dielën që lamë pas, një shtetas suedez 46-vjeçar që jetonte në Vaud ra dhe vdiq derisa po skijonte në zonën Lac des Vaux në qytetin e Verbier. Burri ishte duke skijuar me gruan dhe dy fëmijët e tij, të cilët lajmëruan autoritetet. I njëjti thuhet se ra nga një shkëmb 6 metra i lartë për shkak të shikimit të dobët, derisa raportohet se vdiq në spital si pasojë e plagëve.
Përgjatë fundjavës, raportohet se ndërruan jetë dhe të paktën 4 persona, një në Rocher de Naye pranë Montreux, një në Gstaad dhe tre të tjerë në Kantonin e Grabunden.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.