Të paktën tetë alpinistë kanë vdekur dhe disa të tjerë janë zhdukur në malet në veri të kryeqytetit të Iranit, Teheran pas reshjeve të mëdha të borës dhe një stuhie, njoftoi televizioni shtetëror.
Gjithashtu është bërë e ditur se edhe shtatë pjesëtar të ekuipazhit janë zhdukur pas stuhive në Gjirin Arabik, raporton reuters.
Dëbora e madhe dhe erërat në disa pjesë të shtetit iranian në ditët e fundit kanë mbyllur shumë rrugë dhe kanë ngarkuar transportin.
Disa alpinistë kanë humbur gjatë ditës së djeshme gjersa u raportua për dy vdekje, njoftoi transmetuesi publik.
Raportet e agjencisë lokale të lajmeve thanë se numri i njerëzve që besohet se nuk dihet për fatin e tyre në tre shtigje mund të jetë deri në 12.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.