×
  • Lajme
  • Botë

    Të rrezikuar nga Coronavirusi, miliona njerëz heqin dorë nga pirja e duhanit

    Reporteri
    16 Korrik 2020 | 12:28

    Më shumë se 1 milion njerëz në Britani të Madhe vlerësohet se kanë lënë duhanin në katër muajt e fundit gjatë pandemisë së koronavirusit, tregon një analizë e re.


    Ndërkaq më shumë 440,000 njerëz të tjerë në vend kanë përdorur gjithashtu pandeminë si një mundësi për të provuar të lënë duhanin, sipas analizës së organizatës Action on Smoking and Health (ASH) dhe University College London (UCL).

    Fushata u bën thirrje duhanpirësve më të vjetër në veçanti që të marrin pandeminë si një mundësi për të lënë duhanin, pasi Covid-19 duket se  përgjithësisht godet më shumë pacientët e moshuar.

    Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka këshilluar që duhanpirësit mund të përballen me simptoma më të rënda të Covid-19.
    Rreth 7 milionë persona në Mbretërinë e Bashkuar u regjistruan si duhanpirës në vitin 2019. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!