×
  • Lajme
  • Botë

    Të shtëna me armë brenda një hoteli në Chicago, një i vdekur

    Reporteri
    06 Shkurt 2021 | 23:58

    Të shtëna me armë të shtunën në një hotel në periferi të Chicagos kanë lënë të vdekur një person dhe disa të lënduar, ka njoftuar policia.


    Policët që iu përgjigjën një thirrjeje për të shtëna në katin e pestë në hotelin Indian Lakes në Bloomingdale, gjetën njerëz që po iknin nga hoteli dhe disa viktima të plagosur me armë, raporton AP.

    Të plagosurit janë dërguar në spitalet në zonë, ndërsa një burrë ka vdekur. Nuk është ende e qartë se sa njerëz saktësisht janë qëlluar.

    Një apo më shumë të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje kanë ikur pas të shtënave, ndërsa nuk dihet edhe arsyeja që çoi deri tek të shtënat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!