Një breshëri plumbash ka lënë 3 persona të vdekur dhe disa të plagosur në South Street në Filadelfia.
Të shtënat kanë ndodhur në afërsi të kryqëzimit të “Rrugës Jugore” dhe “Rrugës së Tretë”. Disa oficerë ishin në patrullë kur dëgjuan breshërinë e të shtënave.
“Oficerët panë disa persona duke qëlluar në një turmë”, thanë zyrtarët në një konferencë për shtyp.
Një prej oficerëve qëlloi në drejtim të njërit prej sulmuesve, por ende nuk dihet nëse i dyshuari është goditur.
Të paktën dy armë u gjetën në vendin e ngjarjes dhe hetuesit thanë se njëra prej tyre kishte një karikator të zgjatur.
Përgjatë blloqeve 200 dhe 300 të Rrugës Jugore u gjetën edhe gëzhoja plumbash.
Në total, 14 persona u goditën me armë zjarri. Nga këto viktima, sipas policisë, tre persona kanë vdekur dhe 11 të tjerë janë plagosur.
Viktimat që u vranë ishin dy burra dhe një grua. Të tre kanë marrë plagë të shumta si pasojë e të shtënave.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.