Nga të shtënat me armë në qytetin gjerman Rot am See janë vrarë të paktën gjashtë person, njoftojnë mediat gjermane.


Policia gjermane njoftoi në Twitter se një aksion i gjërë është duke u zhvilluar në vend pas raportimeve për të shtëna.

Sipas informacioneve të para, sulmuesi tashmë është në paraburgim. Bild raporton se bëhet fjalë për një 33 vjeçar.

Reklamë

Sipas burimeve të policisë, sulmuesi dhe viktimat e njihnin njëri-tjetrin, kështu që dyshohet se deri te vrasjet erdhi  “për arsye personale”.