×
  • Lajme
  • Botë

    Të shtëna me armë në një shkollë në Austri, raportohet për pesë të vdekur

    Reporteri
    10 Qershor 2025 | 11:04

    Të paktën pesë persona janë vrarë nga të shtënat me armë një shkollë në qytetin austriak të Gracit, sipas raportimeve.

    Policia austriake konfirmoi se një operacion i madh ishte duke u zhvilluar në qytet të martën në mëngjes. Operacioni filloi në orën 10:00 të mëngjesit pasi u dëgjuan të shtëna me armë brenda shkollës, tha policia.

    Duke cituar policinë lokale, media shtetërore austriake ORF tha se disa persona ishin plagosur rëndë, përfshirë nxënës dhe mësues. Ajo tha se autori i dyshuar, i cili thuhet se është një nxënës, besohet se ka vrarë veten.

    Gazeta lokale Kronen Zeitung raportoi se të paktën pesë viktima janë konfirmuar në një shkollë dhe se policia po kontrollonte ndërtesën.

    Ndërtesa aktualisht po kontrollohet nga autoritetet dhe publiku është paralajmëruar të shmangë zonën. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!