Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Holandë, në qytetin Dordrecht.
“The Indipendent” shkruan e 3 të vrarë dhe 1 i plagosur është bilanci i të shtënave më armë zjarri brenda një shtëpie.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, por fillimisht policia tha se “njerëz të shumtë” ishin qëlluar në një rrugë lagjeje në skajin jugor të qytetit.
Policia konfirmoi gjithashtu se në vendngjarje kishte shkuar ambulanca që kishte marrë të plagosurin dhe viktimat.
Kryetari i Bashkisë së Dordrecht, Wouter Kolff lidhur me ngjarjen ka thënë se ka pasur “një incident shumë të rëndë” dhe se ishte duke shkuar drejt vendit të ngjarjes.
Pamjet e postuara në mediet sociale treguan se një turmë njerëzish ishin mbledhur përballë shtëpisë ku kishte ndodhur ngjarja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.