Një palë këpucë për çdo grua të vrarë nga partneri i saj në 2018-ën në Turqi.
Artisti Vahit Tuna i vari në muret e jashtme të një ndërtese në zemër të Stambollit, duke mbushur një hapësirëprej 260 metrash me 440 palë këpucë me taka.
Ideja e përdorimit të këpucëve vjen nga një traditë e lashtë turke: kur dikush vdes, anëtarët e familjes i vendosin ato para derës së shtëpisë së tij.
Në vend të kësaj, u përdor një tjetër temë, ajo e vrasjes së grave dhe kjo u realizua përmes numrave: vetëm në muajin gusht, këtë vit, 49 gra u vranë nga burrat ose shoqëruesit e tyre, dhe rastet janë në rritje.
Këpucët, të zeza dhe të larta, simbol i sfidës dhe pavarësisë, do të qëndrojnë të varura për gjashtë muaj, kështu që të gjithë kalimtarët do të shpenzojnë të paktën disa sekonda duke menduar për këtë temë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.