×
  • Lajme
  • Botë

    Tedros rizgjidhet në krye të OBSH-së

    Reporteri
    24 Maj 2022 | 17:55

    Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, është zgjedhur edhe për një mandat pesëvjeçar.

    Ai u zgjodh pas një votimi nga shtetet anëtare të kësaj organizate.

    Ministri i Shëndetësisë së Gjermanisë, Karl Lauterbach, tha përmes një postimi në Twitter se Tedros mori 155 nga 160 vota, duke e quajtur këtë “rezultat fantastik”.

    Tedros u bë afrikani i parë në krye të OBSH-së kur u zgjodh për mandatin e parë më 2017.

    Mandati i tij i parë pesëvjeçar u përcoll me ngjarje të vështira, teksa ai mbikëqyri përgjigjen globale për pandeminë e koronavirusit, por edhe krizat të tilla si skandalin për abuzime seksuale, në të cilin ishte i përfshirë stafi i OBSH-së nga Republika Demokratike e Kongos.

    Pavarësisht kritikave të ashpra nga disa shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara kur Donald Trump ishte president, i cili e akuzoi OBSH-në se po e mbronte Kinën gjatë pandemisë, por edhe kritika nga shtetet e tjera për përgjigjen ndaj pandemisë COVID-19, Tedros arriti të marrë mbështetje të gjerë, veçmas nga shtetet e varfra, për të cilat ai bëri fushatë për furnizim me vaksina.

    Tedros, 57 vjeç nga Etiopia, së fundmi është përqendruar më shumë në ndikimin që lufta ka në shëndetin e shumë njerëzve, veçmas në Afrikë dhe Ukrainë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!