Shtëpia e Bardhë ka publikuar detajet zyrtare të telefonatës mes presidentit amerikan Joe Biden dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, raporton BBC.
Thuhet se dy liderët kanë biseduar për situatën në Gaza, me Bidenin “që ka theksuar se bombardimet ndaj punëtorëve humanitarë dhe situata humanitare janë të papranueshme”, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Bideni gjithashtu ia ka bërë të qartë nevojën për Izraelin që “të njoftojë dhe implementojë serinë e masave konkrete dhe specifike për të adresuar dëmtimin e civilëve dhe vuajtjet humanitare dhe sigurinë e punëtorëve të ndihmave”.
Bideni e ka porositur kryeministrin izraelit se politika amerikane “me respekt edhe për Gazën, do të përcaktohet nga vlerësimi ynë i veprimeve të menjëhershme të Izraelit në këta hapa” dhe ka theksuar se armëpushimi i menjëhershëm “është vendimtar për të stabilizuar dhe përmirësuar situatën humanitare dhe mbrojtjen e civilëve të pafajshëm”.
Zyra e Netanyahut ende nuk ka publikuar versionin e saj të telefonatës me presidentin amerikan.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.