×
  • Lajme
  • Botë

    Temperaturat në Greqi arrijnë deri në 45 gradë

    Reporteri
    02 Gusht 2021 | 18:46

    Një valë nxehtësie që ka prekur Evropën juglindore kërcënoi rrjetin kombëtar në Greqi këtë të hënë ndërsa qeveria po përpiqej të siguronte burimet e nevojshme për të përballuar emergjencën.


    Temperaturat arritën 45 gradë Celsius në zonat e brendshme të Greqisë teksa pritet që ky mot të mbajë edhe gjatë ditëve të javës, shkruan AP.

    Rrjeti kombëtar është nën presion ekstrem për shkak të rritjes së numrit të njerëzve që përdorin ajër të kondicionuar.

    Për të lehtësuar barrën e rrjetit elektrik, disa stacione të energjisë me qymyr që do të dalin nga puna janë kthyer përsëri në shërbim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!