×
  • Lajme
  • Botë

    Tensione në Berlin, policia përleshet me protestuesit

    Reporteri
    18 Nëntor 2020 | 15:15

    Policia gjermane ka përdorur kamion me ujë për t’i shpërndarë mijëra protestues që u mblodhën të mërkurën në qendër të kryeqytetit Berlin.


    Ata po i kundërshtojnë planet e kancelares Angela Merkel për t’i dhënë kompetenca qeverisë që të vendosë masa kufizuese kundër përhapjes së koronavirusit.

    Protestuesit afër objektit të famshëm të Portës së Brandenburgut e sulmuan policinë me shishe dhe ndezën bomba tymi, thanë dëshmitarët. Policia arrestoi disa protestues dhe përdori kamion me ujë, duke u bërë thirrje me altoparlant pjesëmarrësve të protestës që të shpërndahen.

    Mediet gjermane raportuan se në mesin e protestuesve kishte radikalë të së djathtës ekstreme. Fillimisht, protesta ishte paqësore dhe protestuesit bënin zhurmë duke goditur enë të ndryshme, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

    Në protestë, protestuesit nuk kishin vendosur maska dhe nuk e respektonin distancën sociale. Shumë policë e bllokuan marshimin e protestuesve që të mos i afrohen shumë ndërtesës së kuvendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!