Në Venezuelë janë duke vazhduar protestat masive kundër dikatorit Maduro.
CNN International deri tani ka qenë duke mbuluar ngjarjet, por transmetimi i tyre për momentin është shkëputur.
CNN ka marrë kritika të ashpra në wëitter nga figura të ndryshme, pasi që protestës së organizuar nga Guaido në titujt e tyre u janë referuar si ‘grusht shtet’.
“Disa nga raportimet më të turpshme ndonjëherë nga @ CNN deri tani. Duke e quajtur atë që po ndodh në #Venezuela një “grusht shtet të armatosur”. Përpjekjet e Guaido mbështeten pothuajse nga çdo komb në rajon. Groteske.”
“Sapo ndodhi. CNN pa turp e quan “përpjekje grusht shteti atë që po ndodh sot në #Venezuelë. Guaido njihet si kryetar i përkohshëm legjitim i Venezuelës me kushtetutë, mbi 50 vende dhe OAS” janë disa nga shkrimet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.