Disa qytetarë kanë bllokuar rrugën që lidh qytetin e Nikshiqit me kryeqytetin, Podgoricën.
Në një video të publikuar në Twitter mund të shihet se si një veturë qeveritare nuk ndalet fare dhe i shkel disa nga protestuesit të cilët ia kishin zënë rrugën.
Për këtë ngjarje ka reaguar kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, i cili ka akuzuar se këto veprime po i nxit presidenti, Milo Gjukanoviq.
“Trazirat që prodhon nuk do të ndalojnë dorën e drejtësisë dhe sundimin e ligjit! Të dy ligjet e prokurorit dhe vendimi për të ndryshuar kriteret për marrjen e shtetësisë do të miratohen në interes të shtetit të Malit të Zi dhe shtetasve të tij dhe asnjë mbledhje organizuar nga DPS do ta ndalojë atë”, shkroi Krivokapiq në Twitter.
Kryeministri u bëri thirrje qytetarëve të mos bien pre e provokimeve të ndryshme.
“Unë u bëj thirrje qytetarëve të Malit të Zi të jenë të arsyeshëm dhe të mos bien pre e provokimeve të atyre që janë gati t’i sakrifikojnë ata në mënyrë që të mbrojnë kapitalin e tyre”, shkroi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.