×
  • Lajme
  • Botë / Bllokohet La Paz

    Tentim grusht-shteti në Bolivi

    Reporteri
    26 Qershor 2024 | 22:54

    Presidenti i Bolivisë, Luis Arce ka kërkuar që të respektohet demokracia pasi ushtarët u vendosën në qendër të La Pazit, raporton BBC.

    Në videot e paverifikuara deri më tani janë parë automjete të blindura dhe ushtarë në sheshin Murillo në kryeqytet, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Pallati presidencial është rrethuar nga automjetet e blindura dhe besohet se ushtarët kanë hyrë brenda objektit.

    Ish-presidenti Evo Morales kishte paralajmëruar se grusht shteti është i pashmangshëm, duke e akuzuar gjeneralin Juan Jose Zuniga për planet që ta marrë pushtetin teksa u ka bërë thirrje përkrahësve që të bllokojnë rrugët.

    Gazeta “El Deber” duke cituar gjeneralin Zuniga ka raportuar se ai ka angazhuar ushtrinë teksa ka thënë: “Ne do ta kthejmë kontrollin e kësaj toke”.

    Mirëpo presidenti Arce i ka cilësuar si ushtarë të parregullt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!