×
  • Lajme
  • Botë

    Tentohet të goditet me raketa Ambasada amerikane në Bagdad, njëra shkatërrohet në ajër

    Reporteri
    20 Dhjetor 2021 | 10:42

    Dy raketa janë lëshuar këtë të diel në drejtim të ambasadës amerikane në Bagdad, por fatmirësisht pa shkaktuar viktima.

    Njëra nga raketat u shkatërrua në ajër nga sistemi antiraketor amerikan C-RAM, ndërsa tjetra ra në zonën e gjelbër, rreth 500 metra larg godinës së ambasadës, duke shkatërruar dy automjete të parkuara.

     

    Ky ngjarje vjen dy javë pas paralajmërimeve për sulme të mundshme nga milicia e mbështetur nga Irani. Sipas Jerusalem Post, grupet e mbështetura nga Irani caktuan Vitin e Ri si afatin e fundit të tërheqjes së forcave amerikane nga Irani.

    Një zyrtar amerikan tha për Reuters se sistemi antiraketor rrëzoi njërën nga raketat, ndërsa për sulmin ka nisur një hetim për zbulimin e vendit të lëshimit të raketave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!