I dyshuari i armatosur i cili dyshohet se tentoi një sulm terrorist në një xhami në Norvegji është paraqitur në gjykatë me të dy sytë e nxirë.
Philip Manshaus, 21-vjeçar është gjithashtu i akuzuar se ka vrarë motrën e tij adoleshente përpara se të synonte Qendrën Islamike Al-Noor në periferi të Oslos në Baerum, shkruan The Independent, transmeton Reporteri.net
Shenjat në fytyrën e tij thuhet se kanë qenë për shkak të luftës së dëshpëruar brenda xhamisë në të cilën punonjësi Mohamed Rafiq arriti ta çarmatosë sulmuesin kur ai filloi të shtinte me armën e tij.
Mashaus – i cili qeshi gjatë dëgjimit në gjykatë – nuk foli asnjë fjalë por avokati i tij, Unnai Fries u tha reporterëve se “ai do ta shfrytëzojë të drejtën që mos të shpjegohet për momentin”.
Për këtë sulm të së shtunës, policia ka thënë se Manshaus ka shpresuar që të vrasë, ndërsa raportet thonë se ai ishte futur në ndërtesë me së paku dy pushka dhe duke veshur rroba ushtrie./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.