×
  • Lajme
  • Botë / 5.3

    Tërmet i fuqishëm godet Turqinë, 22 të lënduar

    Reporteri
    10 Gusht 2023 | 21:48

    Një tërmet i fuqishëm ka dridhur Turqinë në mbrëmjen e të enjtes.

    Tërmeti 5.3 shkallë Rihter ka goditur qytetin Malatya.

    Ministri i Shëndetsisë, Fahrettin Koca, në rrjetin social ka njoftuar për tërmetin.

    “Një tërmet 5.3 shkallë Rihter ka goditur Malatyan. Nuk ka raportime për viktima në zonat ku është ndier tërmeti”, tha Koca në rrjete sociale.

    Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, ka deklaruar se deri tani raportohet për 22 të lënduar, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Është konstatuar se tërmeti që ndodhi në orën 20:48, raporton AA, ka qenë në një thellësi prej 7 kilometrash.

    Pos në Malatya, tërmeti u ndje edhe në Kahramanmaraş, Adiyaman, Şanlıurfa dhe Gaziantep. Është vërejtur se shumë qytetarë kanë dalë në rrugë menjëherë pas lëkundjes. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!