×
  • Lajme
  • Botë

    Tërmet me 4.2 shkallë godet Greqinë

    Reporteri
    12 Nëntor 2024 | 9:46

    Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter ka tronditur Greqinë në orët e vona të së hënës, raporton gazeta online Reporteri.net. 

    Epiqendra e tërmetit u regjistrua 16 kilometra larg Nea Propondia-s, afër qytetit të Selanikut, me një thellësi prej rreth 14.5 kilometrash.

    Sipas Qendrës Gjeologjike të SHBA-së, lëkundjet janë ndjerë edhe në shtetet fqinje, si Bullgaria, Turqia dhe Maqedonia e Veriut.

    Ende nuk dihet nëse nga ky tërmet ka të lënduar apo edhe dëme materiale.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!