Një tërmet me magnitudë 4.9 është është ndjerë në afërsi të termocentralit të vetëm bërthamor të Iranit.
Tërmeti goditi rreth gjashtë milje në juglindje të Borazjan në jug-perëndim të vendit gjatë orëve të para të së mërkurës, raportojnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.
Vendndodhja e tërmetit është rreth 40 milje nga termocentrali bërthamor në Bushehr, i cili është vendi i programit të diskutueshëm bërthamor të Iranit.
Tërmeti erdhi në të njëjtën ditë kur Irani sulmoi trupat amerikane me raketa balistike dhe një aeroplan pasagjerësh që transportonte 176 persona u rrëzua menjëherë pasi u ngrit nga Teherani.
Ky është tërmeti i dytë që goditi rajonin në dy javët e fundit.
Një tërmet me magnitudë 5.1 goditi të njëjtën zonë afër termocentralit më 26 dhjetor.
Qendra e këtij tërmeti ishte rreth 30 milje larg termocentralit. /Reporteri.net