×
  • Lajme
  • Botë

    Tërmete në Greqi, regjistrohen tre lëkundje të forta sizmike

    Reporteri
    13 Janar 2021 | 12:28

    Një tërmet me magnitudë 4.2 rihter është regjistruar në Greqi sot rreth orës 11:40.


    Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në Aigio të Greqisë.

    Ndërsa më herët sipas mediave greke janë regjistruar dy lëkundje të tjera të forta, përkatësisht 4.7 dhe 4.4 rihter. Këto dy lëkundje janë regjistruar në qytetin e Nafpaktos.

    Tërmeti në qytetin e Aegio, sipas Institutit Sizmologjik Gjeodinamik, ndodhi 16 kilometra në veriperëndim të Aegio. Thellësia e tërmetit ishte në 11,6 km. Sipas informacionit, tërmeti është ndjerë në zonat përreth, si dhe në Patras .

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!