Këtë mëngjes, Kroacia u trondit edhe nga tre tërmete të tjera, me epiqendër në zonën e Petrinjës. Më i forti prej tyre kishte fuqinë e 4.8 shkallëve të Richterit, raportoi Shërbimi Sizmologjik kroat.
Tërmetet u regjistruan në një thellësi prej dhjetë kilometrash. Të martën, Kroacia u godit nga një tërmet i fuqishëm, prej 6.3 shkallësh të Richterit, dhe epiqendra e tij ishte tri kilometra nga Petrinja.
Sipas informacioneve të fundit, shtatë persona kanë humbur jetën, 20 janë plagosur, ndërsa dëmet materiale janë të mëdha.
Të gjitha shërbimet janë përfshirë në kërkimin e njerëzve që besohet se kanë mbetur nën rrënoja.
Kryebashkiaku i Petrinjës, Darinko Dumboviq, ka thënë se rreth gjysma e qytetit është shkatërruar.
Shefi i menaxhimit të krizave i Bashkimit Evropian, Janez Llenarçiç, do të vizitojë Petrinjën të mërkurën.
Tërmeti i së martës është ndjerë në kryeqytetin kroat, Zagreb, në Bosnje e Hercegovinë, në Serbi dhe, madje, në Itali.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.