Ishulli Mindanao, që ndodhet në pjesën jugore të Filipineve, është goditur sot nga një tërmet me magnitudë 6.8 ballesh, ndërsa gjeologët thonë se e njëjta pjesë është tronditur nga tërmetet edhe gjatë muajit tetor.
Njerëzit që nxituan të iknin nga shtëpitë dhe restorantet, mbushën rrugët e qytetit Davao, që është shumë i populluar, teksa Instituti Filipine për Vullkanologji dhe Sizmologji kanë thënë se po presin dëme, transmeton Telegrafi.
Instituti Sizmologjik i Shteteve të Bashkuara, që fillimisht raportoi se magnituda e këtij tërmeti ishte 6.9 shkallë, ka bërë të ditur se nuk ka frikë nga ndonjë cunami.
Filipinet vuajnë nga dridhje të rregullta, si pjesë e “Unazës së Zjarrit” të Paqësorit, një hark me aktivitet intensiv sizmik, që shtrihet nga Japonia përmes Azisë Juglindore dhe pellgut të Paqësorit.
Gjatë muajit tetor, e njëjta zonë është goditur tri herë nga tërmetet me nga 6.0 shkallë, që lanë të vdekur mbi 20 persona, derisa lënduan shumë të tjerë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.