Momenti i tërmetit të fuqishëm që të premten në mbrëmje goditi Turqinë, u ndje edhe gjatë transmetimin direkt të TRT 2.


Nga ajo që shihet në videon e publikuar nga mediat turke, të ftuarit dhe moderatori ndaluan bisedën e tyre për një moment, por asnjëri nuk lëvizi nga vendi, shkruan reporteri.net.

Ndërsa, disa nga të pranishmit u ngritën në këmbë për të ikur, moderatori i emisionit dhe të ftuarit u bënë thirrje që të qetësohen.

Reklamë

Ky termet nuk dihet nëse ka shkaktuar viktima. Ndërsa, sa i përket dëmeve materiale, në bazë të raportimeve të para ato nuk duken edhe aq të mëdha. /reporteri.net