×
  • Lajme
  • Botë

    Tërmeti në Kroaci ndihet edhe parlamentin slloven, deputetët ikin nga seanca të tmerruar

    Reporteri
    29 Dhjetor 2020 | 13:56

    Tërmeti i magnitudës 6,3 që ra këtë të martë u ndie edhe në Slloveninë fqinje. Një video tregon momentin kur lëkundjet ndërpresin punimet në sallën e parlamentit atje, ndërsa deputetët lënë vendet dhe shihen teksa largohen.


    Për arsye sigurie, Sllovenia ka mbyllur edhe një impiant bërthamor në vend.

    Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte rreth 42 kilometra në juglindje të Zagrebit.

    Vetëm një ditë më parë, një tërmet me magnitudë 4,9 rihter u regjistrua në Kroaci, duke shkaktuar edhe dëme në disa banesa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!