×
  • Lajme
  • Botë

    Tërmeti në Turqi: Përpjekjet për shpëtimin e njerëzve drejt fundit

    Reporteri
    26 Janar 2020 | 18:46

    Përpjekjet për të gjetur të mbijetuar e tërmetit të fuqishëm që goditi zonën lindore të Turqisë po shkojnë drejt përfundimit, përderisa numri i personave të vdekur ka arritur të paktën në 36.


    Rreth 45 persona janë tërhequr të gjallë nga rrënojat deri më tani.

    Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, tha se operacioni i kërkim-shpëtimit kishte përfunduar kryesisht, por ekipet kishin lokalizuar gjashtë persona ende të bllokuar nën rrënoja.

    “Kanë kaluar rreth 36 orë nga tërmeti, por ne jemi akoma në orët ku mund të shpresojmë” tha ai një konference shtypi të dielën.

    Tërmeti me 6.8 shkallë të Rihterit tronditi krahinën Elazig të Turqisë mbrëmjen e së premtes, duke shkaktuar shembjen e ndërtesave.

    Më shumë se 1.600 njerëz u plagosën në tërmet, ndërsa 104 gjenden akoma në spital.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!